Duke u ngarkuar
Qasuni në një bibliotekë të publikimeve që ndihmojnë në zhvillimin e të menduarit kritik, verifikimit të informacionit dhe kuptimit të medias dhe hapësirës digjitale. Të gjitha materialet janë të disponueshme për lexim dhe shkarkim falas.

Nga: Arta Berisha
Ky libër universitar me licencë të hapur është adaptim i librit Media and Power, i shkruar sipas konceptit Open Education Resource (OER) dhe i publikuar në SHBA, dhe është i dedikuar për një audiencë të Ballkanit. Libri i udhëzon studentët që përmes koncepteve, përmbajtjes dhe ushtrimeve të mësojnë mbi edukimin mediatik duke kuptuar mediat dhe ndikimin e tyre në shoqëri. Autorët synojnë që studentët jo vetëm të fitojnë aftësinë për të analizuar në mënyrë kritike gjuhët dhe diskurset – tekstuale, vizuale, audio dhe kodin – që njerëzit përdorin për të krijuar dhe interpretuar përmbajtjen mediatike, por edhe të kuptojnë kontekstin më të gjerë, pasi mediat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëritë bashkëkohore anembanë botës.
Atribuimi: Media and Power nga Bettina Fabos, Christopher R. Martin dhe Catherine Helen Palczewski është i licencuar me CC BY-SA 4.0.